Richarlison është heroi i Brazilit.
Ai shënoi dy gola dhe i dha isiguroi tre pikë kombëtares së tij.
– Kam realizuar ëndrrën time të fëmijërisë. Bëmë një lojë të mirë, sidomos në pjesën e dytë, kur kundërshtari u lodh, ne arritëm të përfitonim. Tani jemi të lumtur dhe të sigurt, tha Richarlison dhe shtoi:
– Katër javë më parë qava, mendoj se ishte një nga ditët më të gjata të jetës sime. Prisja raportin mjekësor, mjekët shkonin nga njëra anë në tjetrën, koha ndaloi. E gjithë përpjekja për rikuperim ia vlejti, u përpoqa maksimalisht për të arritur në Kampionatin Botëror
Goli i dytë i Rišarlison ishte një kryevepër.
– Nuk e di nëse kanë ndjekur në Serbi, por një gol të ngjashëm kam shënuar në stërvitje në Itali. Ajo që bëni në stërvitje është thelbi për t’u përsëritur në ndeshje. Unë do të arrij më shumë. Më duhet vetëm të falënderoj shokët e skuadrës. Thashë se më duhej vetëm një top për të shënuar dhe ai top erdhi. Thashë gjatë javës se do të ishte e vështirë të thyeja bllokun e tyre dhe jam mësuar të luaj kundër skuadrave të mbyllura në Angli, kështu që kam mësuar të shfrytëzoj mundësitë që më vijnë. Falë Zotit, realizoi 2 gola. SHIKO KETU SUPERGOLIN E RICHARLISON /G.D albeu.com/