“E dehur në dashuri”, pas Bleros, edhe Afrona bën publike lidhjen e re të dashurisë (FOTO LAJM)

Blero dhe Afrona kanë bërë bujë të madhe me historinë e tyre të dashurisë, e cila përfundoi vetëm pak kohë pasi u kurorëzuan në martesë.

Teksa thumbat ndaj njëri-tjetrit kanë qenë të vazhdueshëm, disa ditë më parë Blero doli para të gjithëve duke konfirmuar ndarjen e tij me Afronën.

Fill pas deklaratës së tij, këngëtari publikoi një foto në Instastory ku shihej nën shoqërinë e një vajze misterioze. Flokët e saj bionde ishin e vetmja gjë që Blero preferoi të zbulonte.

Nga ana tjetër, edhe Afrona nuk mbetet pas. Modelja duket se gjithashtu po shijon dashurinë. Së fundmi, Afrona ka postuar një foto teksa po shijon një darkë romantike, ku pakëz duket edhe dora e një burri. Jo vetëm kaq!

“Gëzuar Ditëlindjen J,”-shkroi Dika krahas fotos së dyshimtë.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Afrona lë të kuptojmë që ka nisur një romancë të re.

Dika disa ditë më parë publikoi një foto ku shkruante: “Rreth fundjavës që lamë pas, e dehur në dashuri.” Në foto dukej ajo veshur me një fustan dhe një gotë në dorë.


Shtuar 25.11.2022 14:01

koment