REAGIMI/ 17 vite burg për Francesco Becchettin, Rama mëson lajmin live para Komisionit Hetimor

Pak minuta më parë Gjykata e Tiranës ka dënuar me 17 vite burg biznesmenin italian Francesco Becchetti.

Ai akuzohet për një sërë veprasah penale, kryesisht për pastrim parash dhe mashtrim me TVSH.

Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe kryeministri Rama i cili ndodhet përpara Komisionit Hetimor.

“Më erdhi një lajm që Becheti është dënuar me 17 vjet burg. Ma çuan tani. Shpresoj të mos jetë fake neës si këto tuajat”, tha Rama.

“Nuk është objektivi ynë. Jemi mbledhur për tjetër gjë”, u shpreh Tabaku./albeu.com/