Raporti: Talebanët kanë në “shënjestër” ata që bashkëpunuan me trupat amerikane dhe të NATO-s

Një dokument i OKB-së  thotë se talebanët po intensifikojnë “gjuetinë” e tyre për të gjithë njerëzit që punuan dhe bashkëpunuan me forcat e NATO -s dhe SHBA-ve

Dokumenti konfidencial u lëshua nga Qendra Norvegjeze për Analizat Globale, e cila i siguron OKB -së informacione të inteligjencës.

“Talibanët kërcënojnë se do të vrasin ose arrestojnë anëtarët e familjeve të individëve të synuar, nëse ata nuk dorëzohen” thuhet në dokument.

Njerëzit më të rrezikuar janë ata me pozicione në ushtri, polici dhe njësi hetimore.

Sipas raportit, talebanët po rekrutojnë rrjete të reja informimi për të bashkëpunuar me regjimin e ri./albeu.com


Shtuar 19.08.2021 15:16