Alian Zabel dhe Donald Ziu, dy inspektorët e arrestuar pak ditë më parë në Elbasan për shkak se akuzoheshin se kishin lejuar ndërtimet pa leje, janë liruar nga qelia ditën e sotme.
Ka qenë prokurori i Elbasanit që ka dërguar në gjykatë kërkesën për lirimin e tyre nga paraburgimi.
Gjykata pas marrjes së kërkesës, ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e dy inspektorëve të Inspektoratit Vendor, Elbasan.
Inspektorët kishin lejuar ndërtimin e një hoteli gjigant në zonën e llixhave, pronari i të cilëve u vu në kërkim policor pak ditë më parë nga uniformat blu./albeu.com/