Pas ngjarjes tragjike në Himarë, ku mbeti viktimë e goditjes me gomone 7-vjeçarja Jonada Avdia, ditën e sotme do të mbahet sërish protestë në Tiranë.
Protesta është lajmëruar se do të mbahet këtë të hënë para Ministrisë së Brendshme, në orën 19:30, nën moton “Drejtësi për Jonadën”.
Protestuesit do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, por edhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Kujtojmë se protestuesit vendosën një afat prej 72 orësh, ku kanë kërkuar nga kryeministri Rama shkarkimin e dy ministrave dhe drejtorit, por duket se ky afat ka skaduar.
Në protestën e sotme pritet të jenë të pranishëm edhe eksponentë të opozitës./albeu.com/