Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se udhëtimet me avion në Aeroportin e Kukësit do të nisin me datë 15 korrik.
“ Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit.
Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti
*** 1€ + taksat domethënë:
Kukës – Zyrih 12 EUR,
Zyrih – Kukës 28.66 EUR,
Kukës – Stamboll 12 EUR,
Stamboll – Kukës 23 EUR”, shkruan Rama./albeu.com