Ditën e sotme, në “Rrugën drejt 25 prillit”, kryeministri Edi Rama është ndalur te “Uji dhe Energjia”.
Ai është shprehur se qytetarët duhet të kujtohen se dikur ka qenë një “rrumpallë” dhe se qeveria Rama ka bërë më shumë se çdo parti.
Rama u shpreh :
“Pikat e furnizmit me ujë, të kthyera në fole punësimi, për partitë që in linin vendin njëra tjetres dhe iu gjithë sistemi i furnizmit ishte realisht në kolaps. Furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë, nuk ishte nje problem i zgjidhur për të gjitha pjesët e Shqipërisë edhe më parë. Mua më kujtohet që kur shkonim me pushime në shtëpinë e gjyshes së Vlorë duhej të shkonim të mbushnim ujë në një burim të përbashkët në një rrugicë të lagjes.”
Rama u shpreh se kur PS erdhi në pushtet niveli I humbjeve në sektorin e energjisë shkonte deri në 25%, ndërsa sot është 21%, duke specifikuar që janë kryesisht humbje teknike. Rama u shpreh se deri në fund të mandatit të tretë synon që kjo humbje të zbresë deri në 10%. Kreu i qeverisë sulmoi kundërshtarët politikë duke deklaruar se në kohën kur ai erdhi në qeveri në sektorin e energjisë 40% e rrjeti ishte mbi 40 vjeç me relike të vjetra.