Rama uron besimtarët me foton e veçantë: Gëzuar Pashkët nga Fieri

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me një urim për të shithë besimtarët që festojnë Ditën e Pashkëve.

Përmes një fotoje të vezëve me ngjyra që janë simbol i Pashkëve, Rama uron: “Gëzuar Pashkët nga Fieri”.

Sipas Besëlidhjes së Re, Dita e Pashkës është kremtimi i ringjalljes së Krishtit tri ditë pas kryqëzimit të tij.

Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit. Gjatë meshës ku kremtohet ngjallja e Krishtit besimtarët i thyejnë vezët me njëri-tjetrin, si për të treguar fitoren e jetës mbi vdekjen.


Shtuar 4.04.2021 08:25