Bashkëpunëtori i ngushtë i Sarrit: Maurizio do të ishte perfekt për Romën

Maurizio Sarri është gati të rikthehet në futboll.

Fabrizio Ferrari, ish-gazetar dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i Maurizio Sarrit, duke folur për “Tuttomercatoweb”, ka treguar të ardhmen e italianit.

Ferrari u pyet për klubin e Romës, i cili është i lidhur ngushtë me Sarrin, pas problemeve me Paulo Fonsecan.

“Sarri është një person adekuat nëse Roma do të kishte mundësinë të blinte disa lojtarë në merkato dhe të merrte disa lojtarë të mirë”, tha ai.

“Pas eksperiencave në Chelsea dhe Juventus, kjo skuadër ndoshta nuk është e kënaqshme për një trajner që në sezonet e fundit ka fituar një Europa League dhe një Scudetto”, shtoi ai.

“Në karrierën e tij, Sarri ka promovuar shumë futbollistë, Maurizio sheh gjëra që trajnerët e tjerë nuk i shohin”, tha Ferrari.

“Shembull, Mertens, Jorginho dhe Koulibaly, të gjithë janë produkte të tij, por në Romë janë ankuar shpesh trajnerët për kushtet dhe mos përfilljen e tyre, Sarri do ta kapërcente këtë situatë lehtësisht”, përfundoi Fabrizio Ferrari./


Shtuar 4.04.2021 08:30