Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me një urim për të shithë besimtarët që festojnë Ditën e Pashkëve.
Përmes një fotoje të vezëve me ngjyra që janë simbol i Pashkëve, Rama uron: “Gëzuar Pashkët nga Fieri”.
Sipas Besëlidhjes së Re, Dita e Pashkës është kremtimi i ringjalljes së Krishtit tri ditë pas kryqëzimit të tij.
Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit. Gjatë meshës ku kremtohet ngjallja e Krishtit besimtarët i thyejnë vezët me njëri-tjetrin, si për të treguar fitoren e jetës mbi vdekjen.