Rama “urdhër” kandidatëve për deputetë: Mos kërkoni vota personale!

Kryeministri Edi Rama i bindur për një fitore të 3-të u ka kërkuar kandidatëve të punojnë së bashku për një fitore të përbashkët.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar online një mbledhje me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste. Biseda është zhvilluar menjëherë pas aktivitetit politik në Lezhë.

Gjatë takimit virtual, Rama mësohet se u ka kërkuar të zgjedhurve që të punojnë fort dhe të kërkojnë vota për një mandat të tretë për PS-së dhe të lënë pas dore votat personale.

“Shmangni konfliktet e brendshme për vota personale dhe punoni për objektin e PS” – ka qenë urdhri i Ramës për kandidatët socialistë.

 

 

 

 


Shtuar 30.03.2021 22:17