Rama “ul kurrizin” dhe pastron plehrat në Vlorë, “leksion” Dritan Lelit: Këtu nuk është në Amazonë, të dilte vetë me një qese në dorë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka qenë pjesë e një aksioni për pastrimin e Pyllit të sodës në Vlorë nga mbetjet.

Me çfarë pamë nga kamerat, duket që Rama i është futur edhe vetë punës për këtë aksion.

Ai nuk ka lënë pa sulmuar edhe kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Lelin, për situatën në qytet.

“Këtu nuk është si në Amazonë, për tre minuta vijnë makinat, ngarkojnë e dalin që këtu. Edhe sikur vetë kryetari i bashkisë me ata që ka atje të dilte për pastrim me një qese në dorë, do e kishin mbaruar punën”, tha ndër të tjera Rama./albeu.com/


Shtuar 7.11.2021 11:34