Deklarata e kryeministrit Edi Rama sot për projektin e “Open Balkan” dhe përgjigjia ndaj kritikëve të tij lidhur me marrëdhëniet me Serbinë kanë bërë bujë jo vetëm në Shqipëri.
Një prej mediave më të njohura serbe, e cila është portretizuar gjithmonë si mbështetëse e presidentit Aleksandër Vuçiç ka analizuar edhe çfarë fshihet pas reagimit të gjatë të kryeministrit shqiptar. Për ta ka vetëm një emër: Albin Kurti!
Titulli i artikullit është “Deklarata e Edi Ramës tingëllon SHOKUESE, dhe çfarë fshihet pas saj”, ndërsa në brendësi sqarohet shkurt dhe saktë se qëllimi është goditja e Kurtit.
“Prapa fjalëve pajtuese të Ramës ndaj Beogradit, qëndron konflikti i tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për projektin “Ballkani i Hapur”. Ata po zhvillojnë një rivalitet joformal në garën për t’u bërë “udhëheqës” të të gjithë shqiptarëve,”-shkruan media serbe.