Rama të hënë në Kosovë, takim me Albin Kurtin

Pas kthimit nga SHBA ku ishte i pranishëm në Asamblenë e OKB-së, kryeministri Edi Rama do të vizitojë Kosovën.

Mësohet se Rama do të udhëtojë drejt Kosovës të hënën, për t’u takuar me homologun Albin Kurti.

Të lidhura

None found

Kjo do të jetë vizita e parë e Ramës në Prishtinë, pas marrjes së mandatit të tretë.

Kujtojmë se pas betimit, kreu i qeverisë shqiptare mori një urim nga Albin Kurti i cili dhe i bëri ftesë për një vizitë zyrtare në Prishtinë./albeu.vom

 


Shtuar 24.09.2021 19:13