Një ditë para Kongresit, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me ministrat dhe deputët.
Burimet bëjnë me dije se takimi do të zhvillohet tek Vila 30. Ende nuk dihet orari se kur do të nisë mbledhja.
Kongresi i PS-së nuk do të jetë i vendosur vetëm tek Pallati i Kongreseve, por do të jetë i shtrirë dhe në sheshet e kryeqytetit dhe pjesë e tij do të jenë edhe qytetarët.
Ndërkaq më parë kreu i PS-së, Rama ka komentuar se në këtë kongres nuk do të ketë ndryshime në qeveri./albeu.com