Rama sot në Kosovë, kjo është agjenda e takimeve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ditën e nesërme do të vizitojë Kosovën në një viztë një ditore zyrtare.

Mësohet se Rama ditën e sotme do të jetë në Kosovë ku do të takohet me liderë partish dhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Mbërritja e tij do të bëhet në ora 08:30, derisa pritja ceremoniale bëhet nga ora 08:50 deri në 09:00.

Nga ora 09:10-11:40 do të zhvillohet takimi i dy kryeministrave dhe anëtarëve të kabineteve qeveritare.

Nga ora 10:50-11:30 do të ketë takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin.

Nga ora 11:40-12:10, do të ketë takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Dhe nga ora  12:20-12:50, takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj./albeu.com


Shtuar 27.09.2021 08:28