Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Dibrën ndërsa ka thënë se ky qytet me perfundimin e rrugës së Arbërit do të jetë jastëku i gjelbër i Tiranës.Rama thotë se mijëra apo miliona turistë do të vizitojnë Dibrën menjëherë pas daljes nga tunel i pandemisë.
Më tej ai thekson se maja që pretendon të arrijë Shqipëria është një ëndërr që e ka parë me sy hapur, madje edhe më e fortë edhe se kur stresi apo mërzia i kanë thënë ‘’ lëre këtë punë’’.
‘’Përshëndetje, dhe realisht pamjen që kam përpara do kishte qenë akoma më mirë sikur aty në fudn mos kishim mungesë distance, e kuptoj vështirësinë për të kontrolluar deri në metër të fundit këtë fushë e cila është e mbushur plot e për plot me ata që ishin parashikuar, edhe të tjerë donin të hynin.
Pa u zgjatur me këtë, shumë faleminderit të gjithëve. Të gjithë juve këtu sepse është moment shumë i bukur i një dite të bukur. Kam mundësi të shoh gjatë gjithë gjatësisë Rrugën e Arbërit, që është drejt përfundimit, por tani është aks i lidhur. U gjenda shumë shpejt si asnjëherë më parë në Mat e Burrel.
Një Dibër që do të jetë jastëku i gjelbër i metropolit të Shqipërisë. Nesër, pas pak vitesh do të shohim si mijëra njerëz do të nisen çdo ditë nga Tirana drejt Dibrës duke hyrë mes atij aksi të mrekullueshëm që zbulon një copë të panjohur të Shqipërisë, për të ardhur drejt Dibrës, për të shijuar mikpritjes. Dibra do të jetë destinacion turistik për dhjetëra mijëra, qindra mijëra, miliona turistë menjëherë pas daljes nga tuneli i pandemisë.’’- tha Rama.
\