Përmes një video të publikuar në llogarinë e tij personale në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, e ka nisur ditën me një postim lidhur me turizmin, një prej fushave ku qeveria pretendon se ka arritje të jashtëzakonshme, referuar numrit të turistëve që kanë vizituar vendin.
Kreu i shtetit ka ftuar të rinjtë të zgjedhin Arsimin Profesional.
Rama ka publikuar një video me disa sekuenca, që sipas tij, tregojnë potencialin e jashtëzakonshëm turistik.
Kryeministri fton të rinjtë dhe të rejat, për të zgjedhur Arsimin Profesional në sektorin e hoteleri-turizmit, ku po përgatiten profesionistët e rinj.