Rama publikon pamje nga aeroporti i Vlorës, zbulon kur nisin fluturimet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e  kësaj të marte, pamje nga aeroporti i ri ndërkombëtar i Vlorës.

Rama shkruan se punimet po ecin me ritëm të lart, ndërsa shprehet se në verë të 2025 pritet të ulet avioni i parë.

“MIRËMËNGJES

dhe me Aeroportin e Ri Ndërkombëtar të Vlorës, ku ka marrë formë e gjithë gjurma e pistës, e ku punohet me ritëm të lartë me synimin për të ulur avionin e parë në verën e vitit 2025, kur #ShqipëriaTuristike do të hyjë në fazën tjetër drejt marrjes së vendit kampion në Ballkan për turizmin brenda kësaj dekade, ju uroj një ditë të paqme”, shkruan Rama./albeu.com


Shtuar 8.08.2023 08:10