Kryeministri Rama në Athinë më 12 maj: Mezi pres të takohem me shqiptarët e Greqisë

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se më 12 Maj do të mbajë takime me bashkatdhetarë në Greqi. Kreu i shtetit, do të jetë më 12 maj në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, ku do të takohet me emigrantë shqiptarë të cilët punojnë dhe jetojnë në shtetin fqinj.

E teksa mbeten pak ditë, kreu i qeverisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se mezi pret që të takohet me shqiptarët në Greqi.

“Mezi pres të takohemi, me krenari të madhe për të gjithë ju, shqiptarët e Greqisë”, shkruan Rama në “Facebook”.


Shtuar 6.05.2024 14:30