Rama publikon foton nga takimi surprizë me Erdogan

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme presidentin turk Rexhep Erdogan, në Turqi.

Rama ka ndarë në foto nga takimi, krahas së cilës ka vendosur flamurin shqiptar dhe atë turk.

Ende nuk dihet arsyeja e takimit.

Ky takim vjen edhe pas mbylljes së kopshtit dhe shkollës “Mehmet Akif” ku sipas mediave turke është bërë me urdhër të Erdogan.

Ndërsa kryeministri Rama gjatë një deklarate njoftoi se askush nuk mund të ndërhyje në Shqipëri./albeu.om


Shtuar 11.10.2022 17:34