Rama poston foto nga SHBA: Kur e gjen shqiptarin nga emri i lokalit

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto në një restorant në Detroit të Miçiganit, SHBA.

Restoranti mban emrin “Zeff’s” dhe Rama me shaka shkruan në Facebook: “Kur e gjen shqiptarin nga emri i lokalit”, duke iu referuar emrit Zef.

Nuk dihet nëse restoranti ku ka drekuar Rama është në pronësi të një shqiptari, apo ka qenë një zgjedhje e rastësishme e kryeministrit për të konsumuar vaktin.

Kujtojmë se Rama zhvilloi sot një vizitë në organizatën “Automation Alley” ku u takua me përfaqësues të industrisë automotive amerikane, të interesuar për investime në Shqipëri./albeu.com

 


Shtuar 4.12.2021 20:26