Rama në SHBA: Ballkani i Hapur i jep vendit një pozicion më të favorshëm për investime të huaja

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai tani ndodhet në Detroit të Miçiganit në një vizitë në  mjediset e organizatës “Automation Alley” me përfaqësues të industrisë automotive amerikane, të interesuar për investime në Shqipëri.

Rama ka postuar një video nga takimi ku shprehet se, një një mision i “Automation Valley” të vijë në Shqipëri për të parë dhe për të kuptuar më mirë gjithçka po ndodh me Ballkanin e Hapur dhe transformimin e tregut në një treg më të madh që i jep Shqipërisë një pozicion shumë më të favorshëm për investimet e huaja

“U mikëpritëm nga Automation Alley, një grup përfaqësuesish të kësaj bote të mirënjohur të industrive automotive amerikane, ku folëm për oportunitetet që ofron Shqipëria dhe ku gjetëm interes për të dëgjuar më shumë dhe në fund ramë dakord që një mision i “Automation Valley” të vijë në Shqipëri për të parë dhe për të kuptuar më mirë gjithçka po ndodh me Ballkanin e Hapur dhe transformimin e tregut në një treg më të madh që i jep Shqipërisë një pozicion shumë më të favorshëm për investimet e huaja”, tha Rama.

“Kam vizituar Shqipërinë në vitin 1984 dhe shqiptarët janë njerëzit më të mirë, më të ngrohtë dhe më të sinqertë që mund të takosh në botë dhe unë kam vizituar 84 vende, por shqiptarët janë të mrekullueshëm.  Jemi me fat që këtu, në Miçigan, kemi një komunitet prej 120 mijë shqiptarësh shumë prej të cilëve janë miq dhe bashkëpunëtore. Disa prej tyre i takuam më parë gjatë ditës së sotme. Dua që Shqipëria ta dije se  ne e vlerësojmë miqësinë tonë me përfitime të ndërsjellta mes dy vendeve. Këtu në “Automation Alley, në shtetin e Miçiganit do të fillojmë të punojmë për krijimin e një misioni tregtar në Shqipëri dhe presim me padurim të vijmë për të përfituar nga miqësia dhe ngrohtësia që ka ky vend për të ofruar. Dhe njëherë, jemi me fat që Amerika ka një mike si Shqipëria, tha një nga përfaqësuesit e organizatës që vizitoi Rama./albeu.com


Shtuar 4.12.2021 18:45