Qeveria, nesër takimi i radhës mes Zaevit dhe Gashit

Vendim konkret nuk ka ende në Alternativë për sa i përketë Qeverisë, ata kanë bërë të ditur se nesër do të kenë edhe një takim me kryeministrin Zaev.

Në mbledhjen e sotme bëjnë të ditur se po e shqyrtojnë ofertën e kryeministrit i cili për të hyrë në Qeveri Alternativës i ka ofruar së paku dy ministri dhe tre zëvendës ministra, ku përveç ministrisë së Shëndetësisë i është ofruar edhe ministria e shoqërisë informatike, por edhe tre zëvendës ministri të tjera.

Zaev gjithashtu Alternativës i ka ofruar 26 drejtori në të cilën ka post edhe në MEPSO.