Rama përmend Rrapush Xhaferrin dhe e krahason me Bashën: Pritej me këngë e valle (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Kamëz ka përmendur teksa mbante fjalën e tij, Rrapush Xhaferrin dhe Suden.

Ai kujton për të rinjtë se Rrapushi  ishte një fajdexhi, që i çoi shqiptarët në marrëzi duke i bërë të mbesnin pa asgjë në xhepa dhe në shtëpi.

“Të gjithë ata që janë nëna e baballarë, e kujtojnë. Ndoshta të rinjtë nuk e njohin, por le të pyesin prindërit. Ai ishte dikush që xhironte Shqipërinë me njerëz, makina, bori, e prisnin me këngë dhe me valle. Ai i thoshte njerëzve se do t’jua bënte jetën rrafsh. Ai bashkë me Suden dhe nën udhëheqjen e Berishës, i çuan shqiptarët të shisnin bagëtitë.”-tha ai.

Për këtë arsye ai kërkon që shqiptarët të mos i japin votën Bashës, që sipas tij premton vetëm para plot për popullin, por të cilat nuk do vijnë.

/albeu.com/


Shtuar 15.04.2021 11:46