Rama paralajmëron qeverinë e re: Nuk ka udhëtime të klasit të parë dhe pushime jashtë vendit (VIDEO)

Në mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar, kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën duke u kujtuar ministrave Kodin Etik.

Rama ua bëri të qartë atyre se, antarët e qeverisë anëtarët nuk mund të udhëtoihmë me business class, të shkojnë në udhëtime jashtë vendit, të pinë kafe, po për dreka dhe darka, kur janë në punë.

Qeveria ka një Kod Etik, tha Rama, duke theksuar se, nëse thyhet ministri përgjegjës do të kërkojë ndjesë publike dhe në rast të përsëritur do të duhet të largohet.

“Duam të ndajmë me opinionin publik këtë nisje zyrtare. Çdo anëtar i kabinetit duhet të zotohet këtu publikisht në respektimin në frymë dhe germë të Kodit Etik, duke marrë kështu përgjegjësinë. Kodi Etik është miratuar si një dokument parimesh që përcaktojnë vijnë e sjelljes së anëtarëve të qeverisë. Unë do të shënojë disa pika kyçe të thëna në dokumentin e miratuar. Fjala që do të dëgjoni është rrjedhojë e eksperiencës. Qytetarët na kanë besuar shërbimin e vendit. Aty nuk shkruhet që; as që anëtarët e qeverisë të udhëtojnë me biznesclass, apo të shkojnë në udhëtime jashtë vendit, apo të pinë kafe. Apo për dreka dhe darka. Këtu se kam fjalën kur ministrat janë jashtë me punë. Për dy të parat, për udhëtimet dhe pushimet janë zbatuar. Kohë më parë politikanët shullëheshin me pushime jashtë. Do përcaktuar në aneksin e kodit etik se bashkëshortët e anëtarëve të kabinetit, s’mund të përdorin sallën e vipave në aeroportin e Rinasit. Po ashtu ndalohet dhe përdorimi i makinës së ministrit nga familjarët. Për fat të keq pirja e kafeve, nuk është zbatuar. Të gjithë qytetarët duhet a dinë, Qeveria ka një kod etik. Ndaj dua ta bëj me dije se në rastin e parë të mosrepsketimit të kodit etik, ministri përgjegjës të kërkojë ndjesë publike dhe në rast të përsëritur do të duhet të largohet. Kjo bën fjalë edhe për mua. Se kam problem që të respektojë dhe 4 vite të tjera. Po ashtu, një tjetër gjë që sqarohet është dhe çështja e dhuratave. Sot kryeministria ka një magazinë për dhuratat, qoftë për medaljonet, deri te dhuratat me vlera të larta monetare. Deri në 2013-ën nuk i lanë në këtë godinë asnjë dhuratë protokollare, a thua se këtu ka qëndruar një fuqi pushtuese që ka marrë çdo gjë.”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 18.09.2021 10:46