Rama nxjerr pamjet: Mbërrijnë në Rinas rreth 13 mijë vaksina të tjera Pfizer

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto ku shihet se në vendin tonë kanë mbërritur të tjera vaksina në Rinas.

Rama bën me dije se bëhet fjalë për mbi 12 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer, teksa shton se deri tani kanë ardhur në vend mbi 773 mijë vaksina.

Postimi i Ramës

✈️ ??Aeroporti “Nënë Tereza” – Sapo kanë mbërritur edhe 12,870 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 MIJË sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri?


Shtuar 17.05.2021 23:00