Sindi dha lajmin se u largua përfundimisht nga PërPuthen (FOTO LAJM)

Konkurrentja e “Përputhen” ka dhënë lajmin se u largua nga “PërPuthen”.

Sindi është njëra ndër konkurrentet më të përfolura të emisionit të dashurisë, PërPuthen.

Ajo tash e disa muaj ka hasur në probleme të shumta me konkurrentët tjerë e sidomos ata meshkuj të cilët e ofendonin dhe e shanin atë për thuajse çdo gjë.

Arjani i cili është opinionisti i emisionit “PërPuthen” gjithashtu ishte njëri nga ata të cilët nuk i kishte marrëdhëniet e mira me Sindin për arsye të ndryshme.

Pas çdo takimi që Sindi ka pasur ai e ka kritikuar atë në mënyra të ndryshme duke mos lënë vend për një miqësi mes tyre.

Sindi sot ka dhënë lajmin se ajo tani më nuk është pjesë e “PërPuthen” dhe tha se arysen së shpejti do ta tregojë nëpërmjet një videoje.

Shtuar 17.05.2021 11:05