Marku: Basha po fajësohet pse i vodhën zgjedhjet

Drejtuesi politik i demokratëve në qarkun e Lezhës, Mark Marku shprehet se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po fajësohet pse iu vodhën zgjedhjet nga Partia Socialiste.

Marku tha në emisionin “Opinion” se PD duhet të shkojë në parlament pasi sipas tij, për të kundërtën janë të interesuar vetë socialistët.

Ai iu përgjigj dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Arben Ristani dhe kritikëve, duke thënë se nuk kanë folur për 8 vite dhe se reagojnë pas humbjes së kësaj force politike.

“Unë mendoj që ka thënë se nuk ka marrëveshje të dytë se herën e parë nuk I qëndruan. Unë e kam shprehur qëndrimin para se të shpreheshin të gjithë. Unë mendoj personalisht se zgjedhjet kanë qenë më të manipuluara në historinë e sistemi shqiptar. Unë kam thënë se nëse kishte një 97 ishte për shkak se u manipuluan zgjedhjet në 96. Nëse ai I blen do hysh prapë në zgjedhje. Po bëhet fajtor Basha pse i kanë vjedhur zgjedhjet. Si me të ardhur hajduti me të vjedhur. Opozita nuk është organ akuze. Nuk mund t’i kërkosh opozitës të vërtetojë një krim zgjedhor. Unë nuk do bëj si këta që 8 vite kanë heshtur dhe flasin tani.  Zgjedhjet nuk duheshin bërë në 13 qershor sepse të bësh këtë është të biesh në kurthin e Edi Ramës. Në parlament duhet të shkosh se mund të bësh beteja në parlament dhe beteja në rrugë. PS është e interesuar që PD të mos shkojë në parlament. Unë jam për këtë që beteja bëhet. Nuk mund t’i thuash Lulzim Bashës sot që duhet të japësh dorëheqjen se më janë manipuluar zgjedhjet”, u shpreh Mark Marku.


Shtuar 17.05.2021 22:49