Rama nuk i ndahet opozitës: Pse t’i votoni, janë shalqi me provë të gjithë!

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme u gjend në Krujë ku hapi fushatën zgjedhore dhe prezantoi kandidatët e PS për zgjedhjet e 25 prillit në këtë zonë.

Gjatë fjalës së tij, Rama ironizoi keq opozitën duke deklaruar: ” kush do jetë kjo qeveria e ndryshimit, se këta janë shalqi me provë të gjithë…”

Edi Rama: E morëm mandatin e parë hemorragji fare. Nuk kishte lekë, mali me borxh si mali i Krujës. FMN vlerësonte malin me Borxhe nga të gjitha anët.

Ndalëm hemoragjinë dhe filluam reformat që nga energjia, tek uji duhet me i kujtu disa gjëra. S’ka më fushatë për uji. Kalojmë tek arsimi, gjithmonë kanë bërë të njëjtën gjë se nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, se nuk dinë ngaqë flenë gjumë.

E kanë në program që do e bëjnë 6% TVSH e turizmit ndërkohë që kjo është sot e kanë në program. Po kur duan të kthejnë fashat në energji. Ku biznesi u bënte nga familjarët dhe i pasuri përfitonte.

Po Gon Duka çfarë do? Gon Duka çfarë do? Ka qenë ministër bujqësie në shekullin e 5-të, po Fatmir Mediu, po Shpëtim Idrizi, po Mesila, po Nard Ndoka, të paktën është filozof, kush do jetë kjo qeveria e ndryshimit, se këta janë shalqi me provë të gjithë, pse duhen votuar që të ndërprehen punët e nisura se mandati i tretë e bën të pakthyeshme arkitekturën e ndërtimit të Reformave, nuk mund të kthehet më pas, ndoshta këtyre u vjen dhe mendja se nuk kanë reflektuar në asgjë.

Kemi bërë gabimet tona, që shumë njerëz i shprehin si mërzi, janë të drejta se s’kemi bërë ndonjë mrekulli, por sidoqoftë ndonëse jemi në qeveri, në shumë bëjmë një skuadër që është reflektim, shprehje e vetëdijes që duhet të përmirësohemi. /albeu.com/

 

 


Shtuar 27.03.2021 19:18