“Divorcohet” në verë nga Napoli, Hysaj në objektivat e Milanit

Milani do të dëshironte të mbante Dalot, që luan te “Djalli” i huazuar nga Manchester United, por Solskjaer e ka bërë të qartë që synimi i tij është ta kthejë në “Old Trafford” në verë.

Hysaj, në fakt, do të ishte një rast për të mos u humbur i merkatos, pasi nuk do të kushtonte asnjë qindarkë e nga ana tjetër ka treguar se mbetet një ndër më të mirët në rolin e tij në Serinë A.

Sigurisht që shkodrani do të ketë oferta të tjera, por Igli Tare është bërë gati për ta afruar te Lazio, drejtimin e së cilës mund ta marrë Maurizio Sarri, një njohje e vjetër e shqiptarit, që kur ishin tek Empoli.

Milani është aty, për ta shfrytëzuar si mundësi, edhe pse prioriteti i kuqezinjve, për momentin, është “blindimi” i zonës Champions, para se të programohet merkatoja.


Shtuar 27.03.2021 19:10