Bie një makinë në greminë në aksin Cërrik-Gramsh, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Gramsh.

Dy të plagosurit por udhëtonin me një automjet tip ‘BMW’, në momentin që përfunduan 55 metra në greminë.

Shoferi dhe pasagjeri janë dërguar me urgjencë në spital, por ndodhen në gjendje të rëndë.

 


Shtuar 27.03.2021 19:20