Rama: Nis procesi i ri zgjedhor në PS, kandidatët do ballafaqohen përpara anëtarësisë

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ka nisur nga Maliqi procesi i ri zgjedhor në Partinë Socialiste. Në një postim në rrjete sociale Rama shkruan se kandidatët për drejtimin e 61 degëve kryesore të PS-së, do të ballafaqohen përpara anëtarësisë.

“Maliq, Devoll – Starton procesi i ri zgjedhor në Partinë Socialiste, ku kandidatët për drejtimin e 61 degëve kryesore të partisë do të ballafaqohen përpara anëtarësisë, nën mbikqyrjen e Komisionit të Posaçëm të kryesisë socialiste”, ka shkruar Rama.


Shtuar 2.06.2022 19:35