Rama: Në shkolla do të ketë parcela bujqësore, do të mbillen perime

Kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit në shkollat e reja në Tiranë, tha se investimet tashmë nuk janë 3D siç shpesh ëhstë akuzuar, por një realitet.

Gjatë fjalës së tij, Rama premtoi se brenda këtij mandati do të ketë ndryshime të rëndësishme në arsim.

Shefi i qeverisë tha se në shkolla do të aplikohen parcelat bujqësore, që sipas tij do të ketë vetëm hapësira me bar, por do të mbillen edhe perime, duke e cilësuar si laborator natyror.

“Brenda këtij mandati do të kemi ndryshime tejet të rëndësishme. Elementi i fundit është ndërtimi i parcelave bujqësore në shkolla.Të gjithë këto hapësira rreth e rrotull, brenda mureve të brendshme të këtij kompleksi nuk mund të jenë thjeshtë hapësira me bar. Ndërkohë që po të jenë një pjesë e tyre, hapësirë për kultivimin e perimeve për dhënien mundësi të nxënësve të kenë një dijeni fillestare për tokën, vlerëne saj. Dhe pastaj pak nga pak të krijojnë edhe modestish sipërmarrjen bujqësore të shkollës. Kjo do të vlejë për të mësuar edhe këtë pjesë të tregtimit të produkteve do të ishte një laborator natyror fantastik”, tha Rama./albeucom

 

 

 


Shtuar 16.12.2021 15:32