Bardhi për protestën: PD e ka mbështetur që nga dita e parë, nuk më shqetësojnë thirrjet “Berisha në burg”

Emisioni “Prime News24” në News24 u shoqërua me diskutime dhe përplasje rreth zhvillimeve politike dhe protestës qytetare.

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, tha se Partia Demokratike e ka mbështetur protestën dhe se përgjegjësia e një politikani është të dëgjojë kërkesat e qytetarëve.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedës me gazetaren Klodiana Lala, u diskutuan edhe thirrjet e protestuesve, të cilat prej 124 ditësh kanë kërkuar “Rama në burg, Berisha në burg”. Bardhi u shpreh se këto slogane nuk përbëjnë shqetësim për të.

“Unë e konsideroj një protestë qytetare dhe pikërisht për këtë arsye është edhe më e vlefshme dhe produktive. Përsa u përket mbështetësve të PD-së, duhet të them se ata kanë qenë pjesë e saj që në nisje. Nga dita e parë e deri tani kanë mbështetur dhe kanë marrë pjesë në protestë. Nuk shoh asnjë problem, pasi dikush mund të thërrasë edhe ‘Gaz Bardhi në burg’. Kjo lidhet me zbatimin e ligjshmërisë”, deklaroi Bardhi.

Klodiana Lala e pyeti nëse opozita ndihet e delegjitimuar, duke vënë në dukje se kërkesa kryesore e protestuesve është largimi i Edi Ramës, ndërsa një tjetër thirrje lidhet me arrestimin dhe dërgimin në burg të Sali Berishës.

“Unë nuk ndihem si një opozitar i delegjitimuar. Përkundrazi, ndihem i vlerësuar që qytetarët po ngrenë kauza të cilat opozita i ka denoncuar prej vitesh”, u përgjigj Bardhi.


sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisSuperbetin girişcasinoroyalJojobet girişFixbet girişjojobet girişjojobet girişjojobet girişFixbet girişFixbetbahsegelJojobetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetcio