Rama në festë, Basha në heshtje! Bardhi ikën në selinë blu pas humbjes në Elbasan

Ndërkohë që PS është në festë, PD ende nuk ka asnjë reagim zyrtar.

Kreu i PD Lulzim Basha gjendet në selinë e PD prej orës 09:00 të mëngjesit.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka shkuar në selinë blu paraditen e sotme.

Gazment Bardhi, numri një i listës së PD në Elbasan ku rezultati është në favor të PS, është fotografuar nga LSA teksa hyn në PD.

Rezultati në Elbasan është 8 për Partinë Socialiste dhe 6 për Partinë Demokratike. /albeu.com/

 


Shtuar 27.04.2021 13:42