Rama: Në dy mandate i rritëm thuajse katërfish eksportet bujqësore

Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka postuar një video në Facebook, mbi fushat e Gjergjan, Shirgjan dhe Labinot në Elbasan, thotë se gjatë dy mandateve qeveria ka rritur me gati katërfish eksportet bujqësore.

Shefi i qeverisë premton se në mandatin e tretë eksportet e bujqësisë do t’i çojnë mbi tavanin 1 miliard dollar.

Postimi i Ramës:

“Pikturë e qendisur me duart e fermerëve mbi fushat e Gjergjan, Shirgjan dhe Labinot në Elbasan.

* në këto dy mandate i rritëm thuajse katërfish eksportet bujqësore, ndërsa në Mandatin e Tretë, do t’i çojmë mbi tavanin e 1 miliardë USD./albeu.com


Shtuar 21.05.2021 10:27