Tashmë prej ditësh fjala më e përdorur në rrjete sociale, televizion dhe në përditshmëri mes njerëzve është kthyer fjala “patronazhist”.
Fushata në Shqipëri u “godit” nga një shkelje e rëndë e Rilindjes e cila mori të dhënat e 900 mijë votuesve në Tiranë, duke i vënë pas patronazhues të cilët sillnim në sistem informacion lidhur me preferencën politike të individëve.
Por cilët janë personat që u vendosen në kujdes për të vëzhguar kokat e politikës shqiptare?
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka patronazhist një person me inicialet E.H dhe ka të shënuar si preferencë PS.
Presidenti i vendit Ilir Meta, patronazhohet nga një vajzë me inicialet S.F ndërsa preferencë ka LSI, ndërsa në 2013 del si votues i PS.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha është vënë në kujdesin e A.K ndërsa preferencë e tij dhe vota në 2013 është për PD.
Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka si patronazhist A.B dhe ka preferencë PD. /albeu.com/