Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan ‘porositë’ për zgjedhjet në Tiranë

Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 9 nëntor 2025, në 6 bashki të vendit, Tiranë, Vlorë, Cërrik, Mat, Tepelenë dhe Berat.
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot ne nje takim strukturat drejtuese të PS-së, duke “ndezur motorët” për këtë garë elektorale.
Mësohet se 40 minuta zgjati mbledhja e Kryeministrit Edi Rama me strukturat socialiste në Tiranë, ku pjesë e mbledhjes ishin dhe deputetë të cilët ndonëse nuk janë pjesë e qarkut të Tiranë, janë rezidentë.

Bëhet me dije se në mbledhje u sqarua ndarja e zonave, teksa do të angazhohen dhe drejtuesit politik në qarqet të cilat nuk kanë zgjedhje.

Sa i përket bashkive të tjera, do të zhvillohen mbledhje gjatë javës së ardhshme, teksa nuk u bisedua për Vlorën, Beratin, Tepelenën, Cërrikun dhe Matin.

Partia Socialiste ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës. Ish-ministrja e Shëndetësisë, me pas e Arsimit dhe një nga figurat më të spikatura të PS-së pritet të jetë në qendër të fushatës në kryeqytet.

Nga ana tjetër, në kampin opozitar situata mbetet më e paqartë. Janë përfolur disa emra për kandidatë në Tiranë dhe bashkitë e tjera, por deri më tani nuk ka pasur një zyrtarizim nga koalicioni opozitar.


Shtuar 3.10.2025 18:11

Tags: ,