Rama: Llogaritë e Vlora Hysenit me drejtësinë është një çështje individuale, kjo nuk do të thotë se na mbyti korrupsioni! Unë s’parashikoj dot sjelljen e çdo individi përballë tundimit të pushtetit

Kryeministri Edi Rama, për Vlora Hysenin, u shpreh se kjo është një çështje individuale e llogarive të saj me drejtësinë.

“Kur një zyrtar i lartë i ka hapur vetes llogari me drejtësinë është një çështje individuale mes saj dhe organeve të drejtësisë”, tha Rama në mesazhin drejtuar shqiptarëve nga Rinasi sapo u kthye nga Amerika.

Sipas tij, fakti që drejtësia prek edhe funksionaret e lartë të shtetit, nuk do të thotë se “na mbyti korrupsioni”.

“Fakti që drejtësia prek edhe njerëz më funksione të larta, edhe anëtarë të qeverisë nuk prodhon se na mbyti korrupsioni. Përkundrazi, hetimet e pavarura i hapin llogari me drejtësinë individëve të veshur me pushtet, nuk prodhon që shumica qeverisëse është e korruptuar”, tha kryeministri.

Po ashtu, Rama hoqi përgjegjësinë nga vetja, duke thënë se është e pamundur që ai të parashikojë sjelljen e çdo funksionari përballë tundimit të pushtetit.

“Si mund ta dijë kryeministri që vartësi po mendon ta shkele ligjin?! Kryeministri as nuk e ka të mundur të parashikojë sjelljen e çdo individi përballë tundimit të pushtetit dhe as lexon mendjen e dikujt kur ajo fillon të punojë së prapthi”, tha kreu i qeverise.


Shtuar më 27.09.2026 14:57

sultanbeyli escortJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom