Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi në një dalje publike për mediat ka rikonfirmuar se dorëheqja e tij është vendim i prerë.
Doshi ndër të tjera në fjalën e tij ka theksuar se është i gatshëm për të bërë koalicion me Partinë Socialiste, ndërsa me Partinë Demokratike nuk do të bënte kurrë bashkëpunim.
Do bëni koalicion me PS-në?
Doshi: Po jemi të gatshëm të bëj koalicion me Partinë Socialiste.
Do bëni koalicion me Bashën?
Doshi: Jo nuk do bëja asnjëherë.
Rikujtojmë se pak muaj më parë, ambasadorja Yuri Kim deklaroi se Tom Doshi nuk duhet të kandidonte në zgjedhjet e 25 Prillit duke e akuzuar atë për korrupsion.
Kjo deklaratë e fortë u mbështet edhe nga kryeministri Rama i cili deklaroi se Tom Doshi dhe partia e tij nuk do të jetë kurrë pjesë e qeverisë së tij. /albeu.com/