Duke prezantuar Paketën e Rezistencës Sociale me përfaqësuesit e biznesit të vogël në Durrës, Rama padyshim që qëndroi gjatë tek nafta.
Pjesa e heqjes së taksave për një periudhë kohe, apo tvsh është një nga kërkesat më të shumta që i bëhen qeverisë, por kryeministri ka qenë i prërë duke thënë se kjo nuk do të ndodhë, pasi nxjerrim pa punë plot 95 mijë njerëz.
Pjesë nga fjala e Ramës:
“Marrim një tjetër faturë. Ja një biznes tjetër me 132 mijë lekë të vjetra konsumin, po ti vinte vlera ishte 357 mijë lekë iku një kamarier direkt këtu. Sikur një njeri të ikë nga puna 95 mijë të papunë brenda një muaji me një faturë. 95 mijë njerëz do i nxjerrim në rrugë, për cfarë? Për të hequr taksën e karburantit të tyre që dalin ulërijnë atje e shajnë e mallkojnë e sajojnë fakte të paqena e nuk lënë fjalë të ulët pa thënë? Jo, s’bëhet fjalë.” /albeu.com