Rama hap thesin në mandatin e tretë: Premton 850 mijë Lekë rrogë në administratë! (FOTO LAJM)

Ditë e neserme në Kuvendin e Shqipërisë, Edi Rama i cili mori mandatin e tretë nga shqiptarët, në zgjedhjet e 25 prillit, do të prezantojë programin e qeverisjes “Rama 3”.

Ndërkohë që kanë mbetur më pak se 24 orë nga prezantimi, në media ka rrjedhur programi i

socialistëve i cili duhej prezantuar për herë të parë në Kuvend nga vetë kryeministri.

Duke u bazuar në programin e publikuar, duket se kryeministri Edi Rama po e nis mandatin e tretë me premtime shumë të mëdha për qytetarët shqiptarë për sa i përket ekonomisë dhe rrogave.

Rritja e pagave:

Sipas programit “Rama 3”, qeveria do të rrisë pagat e punonjësve të administratës në 40 %, deri në fund të madantit të tretë.

Në këtë mënyrë, administrata do ketë si pagë mesatare, 85 mije lekë deri ne fund te mandatit të tretë.

Duke nisur nga muaji Korrik i vitit 2022, pritet të rritet gradualisht dhe në mënyrë të përshkallëzuar pagat e administrates si me poshtë:

-Rriten pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve me 40% deri në fund të mandatit të tretë.

-Rriten pagat e punonjësve të administrates publike me 30% deri në fund të mandatit të tretë.

-Rritet paga mesatare në administratë, nga 72 mijë lekë në muaj në 85 mijë lekë në muaj deri në fund të mandatit të tretë.

5 shtyllat kryesore të programit të PS:

“Mandati i tretë organikisht nis me objektva të qarta për mënyrën si do të ndërtojmë, hap pas hapi, të ardhmen tonë europiane, duke u mbështetur së pari në 5 shtylla kryesore:

1. Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia;

2. Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë.

3. Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve;

4. Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen;

5. Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitetnë botë”./albeu.com/

 

 


Shtuar 15.09.2021 15:43