Rama flet nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Shkup: Plani i rritjes po ecën siç duhet, kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shekullore

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, foli për mediat në Shkup, ku po mbahet dita e dytë e Samitit për Ballkanin Perëndimor.

Rama tha se plani i rritjes po ecën siç duhet dhe se po afron çdo ditë e më shumë Shqipërinë me familjen e madhe të Bashkimit Evropian.

“Ne jemi shumë krenarë sepse kemi praktikisht përmbushur deri tani të gjitha pikat për zbatimin dhe vazhdojmë me pikat e tjera sipas kalendarit”, tha Rama, teksa theksoi se vendi ynë nuk ka qenë kurrë më parë kaq më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore, atë të integrimit në BE.

Edi Rama: Një plan i cili po ecën si duhet dhe po na afron përditë edhe më shumë me Bashkimin Europian. Ne jemi shumë krenarë sepse kemi praktikisht përmbushur deri tani të gjitha pikat për zbatimin dhe vazhdojmë me pikat e tjera sipas kalendarit.

Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore do thosha dhe nga ana tjetër më vjen mirë që ka një atmosferë pozitive. Jemi shumë afër dhe besoj që do përmbushim të gjitha detyrimet tona siç kemi paraparë afatet nga Komisioni Europian dhe plani i përbashkët të realizohet siç duhet.


Shtuar 1.07.2025 11:22

Tags: , ,