“Rama është i pashpresë”, Berisha: Kjo është pranvera e madhe për shqiptarët, pushteti po dridhet

Në një konferencë për media, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptare po i jep përgjigjen e duhur përpjekjeve të qeverisë për të goditur rivendosjen e pluralizmit në vend.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama është kthyer në armik të kombit, duke shpopulluar vendin dhe duke vjedhur.

Berisha theksoi se opozita do të firmosë ndryshimin e madh më 14 maj dhe shtoi se kjo datë do të jetë pranverë e madhe për shqiptarët.

“Kjo fushatë do jetë e fitores, sallat dhe sheshet ushtojnë nga entuziazmi në këto aktivitete paraelektorale. Një përpjekje e turpshme për të goditur rivendosjen e pluralizmit po merr përgjigjen më të fuqishme nga të rinjtë, burrat e gratë në mbarë vendin. Do flasim për një rikthim të paprecedentë të PD dhe Sali Berishës ka tmerruar Edi Ramën. Ka treguar se urrejtja popullore ka kufij vetëm qiellin, Rama e ndjen se me shpopullimin, gjenocidin ndaj shqiptarëve ai konsiderohet një ndër armiqtë e këtij kombi. Rama e ndjen se me vjedhjet që ka bërë është i pashpresë, shqiptarët presin me padurim 14 majin për të votuar si qytetarë kandidatët e primarëve për të rivendosur pluralizmin dhe firmosur ndryshimin e madh që synon më këmbjen ekonomike të shqiptarëve, biznesin, fermerëve dhe shpresën tek mbarë shqiptarët se ky vend bëhet. Pra ajo që shihni ju në ekrane televizive me gjithë përpjekjet që bëjnë për të na censuruar nuk është një përpjekje e suksesshme, mediat sociale janë pacencurë. Kjo është pranvera e madhe për shqiptarët, pushteti po dridhet. Shpresa vjen me opozitën, ndryshimi vjen me opozitën, mirënjohje demokratëve që kanë krijuar një frymë fitore që nuk mbahej mend prej vitesh, frymë që po shkon drejt paralizimit fiks si në 1992”, tha Berisha.

 


Shtuar 7.04.2023 12:50