Rama debat me Bylykbashin, demokrati: SPAK nuk ka këllqe të të hetojë, i themi “ndiq paranë’

Mbrëmjen e sotme në Kuvend ka pasur tone të ashpra nga deputetët e Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.

Debati ka agravuar mes kryeministrit Rama dhe deputetit të Partisë Demokartike, Edi Rama, i cili e ka ofenduar duke i thënë që të shkojë të mësojë gjuhën shqipe.

Ky i fundit i është kundërvënë duk thënë se shqiptarët e kanë të vështirë se çfarë po ndodh me aferat e inveneratorëve duke theksuar se SPAK nuk ka këllqe që të hetojë dhe i thonë që të ndjekë paratë.

Oerd Bylykbashi: Do vazhdoj unë tani.

Edi Rama: Mëso shqip.

Oerd Bylykbashi: E ke të zorshme që të merresh me mua për shqipen. Kaq mëso të flasësh. Po iu drejtohem të gjithë deputetëve jo vetëm ju. Eshtë shumë e vështirë për shqiptarët që të kuptojnë se çdo ndodh. O zonja kryetare ka mundësi që të rivendosësh kohën. Sa më takon mua, mu drejtove dhe po të kthej përgjigje. është e vështirë për çdo shqiptar që të mos e kuptoj se çfarë po ndodh me inceneratorët. Këtu nuk ka nevojë se është shumë e trashë. Që në na duhet që të provojmë kryeministrit prova. SPAK nuk ka këllqe të të hetojë, i themi ndiq paranë. Borselino dhe Falconi e shpikën për mafian, por ne mafian ekemi në qeveri./albeu.com


Shtuar 21.12.2022 21:54