Aktori i humorit Florjan Binaj ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës, i cili tha se protestat kundër rritjes së çmimeve i organizon Sali Berisha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Binaj i drejtohet kryeministrit duke i thënë se nëse kjo protestë do të ishte e “Non-Gratave”, atëherë nuk do i mbaronte benzina e gjeneratorit në mes të fjalimit.
Të lidhura
None found
“Pasi i’u rrit tensioni, pasi suli patronazhistët dhe sufllaqexhinjte me profile fallco duke vjellë vrer mbi këtë protestë qytetare dhe europiane, sot u përpoq të na përçajë me arrogancë duke shpifur e duke thënë që ata nuk janë populli, por pakicë e zhurmshme që i bënkan “Non Grata”. Po ku ke parë miting të “Non Gratave”t’u mbarojë benzina e gjeneratorit për mikrofonin në mes të protestës? Ke sy, por je verbeuar. Ke veshë, por je shurdhuar, ke tru, por je….”, shkruan ai./albeu.com/
