Kavajë- Një 69 vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur në pus.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50 te mali i Robit.
“Shtetasi me inicialet F. I., ka njoftuar se babai i tij, shtetasi S. I., 69 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur në pus, te mali i Robit, dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./Albeu.com