Qeveria vendos hapjen e pikës kufitare Shishtavec-Krushevë

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e ditës së sotme, ka vendosur hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).

Ky vendim që mban firmën e kryeministrit Edi Rama dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.

Vendimi:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./albeu.com

 


Shtuar 18.09.2021 15:48